Transporti

  • Kosto e transportit është 200 lekë brenda Shqipërisë dhe 5€ në Kosovë.
  • Kosto e porosisë llogaritet para se ju të përfundoni së mbylluri porosinë.
  • Ne dërgojmë porosi kudo në Shqipëri dhe në Kosovë.
  • Porositë brenda Tiranës ju vijnë për 2 ditë, në rrethe për 3 ditë dhe në Kosovë për 7-10 ditë. (Nuk llogariten ditët që janë pushim)

Mënyrat e transportit

  • Me korrier – Korrieri ju dorëzon porosinë në çdo adresë që ju vendosni. (Kudo që ju ndodheni)
  • Mund të vini ta merrni porosinë në dyqanin tonë fizik.

Pagesa
Porositë mund të bëhen nga faqja jonë e internetit, nga rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram ose nëpërmjet telefonit.

Pagesat mund të bëhen në 2 mënyra:

  • Cash on Delivery (Paguani në momentin që merrni porosinë, me para në dorë)
  • Paguani me kartë krediti/debiti nga Shqipëria dhe Kosova në momentin që bëni porosinë nga website.

Çmimet

Çmimet e afishuara në www.siprigift.al janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë koston për transportin. Tarifa e transportit tregohet qartë dhe faturohet në fund të porosisë. Tarifa e transportit në të gjithë Shqipërinë është 200 Lekë. Çmimi që do të shfaqet pasi ju të keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë tarifa e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes së porosisë.

Kthimi, Ndërrimi & Kompensimi

Nëse nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj, na shkruani në çdo moment dhe ne do ju ndihmojmë në zgjidhjen e problemit tuaj.

  • Sipri Gift nuk realizon kthime të produktit nëse nuk ju pëlqen.
  • Plotësoni kërkesën për kthim nga llogaria juaj në www.siprigift.al. Nëse blerja nuk është bërë nga website, ju mund të bëni kërkesë me email në [email protected]
  • Në të gjitha rastet produktet duhet të shoqërohen me faturë ose të mund të provohet që janë të blera tek ne.

Kthimi i Produkteve

Afati i kthimit të produktit është i vlefshëm për një periudhë 2 ditore që nga momenti i marrjes së porosisë. Ju mund të zgjidhni të ktheni produktin, ta ndërroni me diçka tjetër ose të kërkoni rimbursim të tij.

Kthimi realizohet vetëm nëse produkti nuk është procesuar sipas kërkesës së klientit, pra ka gabime në shkrimin/imazhin e vendosur, ose nëse është dëmtuar gjatë transportit.

Në këto dy raste ose do të ketë përsëritje të produktit dhe të gjitha kostot do të mbulohen nga Sipri Gift, ose rimbursim 100% të produkteve përfshirë edhe transportin.

Në rast të rimbursimit në lekë, atëherë ato mund të tërhiqen duke ardhur pranë dyqanit tonë ose me transfertë bankare duke na dërguar të dhënat e llogarisë tuaj.

REGJISTROHU TANI