Politikat e Privatësisë

Ne në Sipri Gift nuk kemi si qëllim kryesor mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve tanë. Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne dhe për këtë arsye sigurohemi të marrim vetëm të dhënat e nevojshme në mënyrë që të ofrojmë shërbimin më të mirë për ju.

Sipri Gift ruan dhe përpunon të dhënat personale të klientëve në bazë të Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Politikat e Privatësisë zbatohen për informacionet që merren gjatë regjistrimit në faqen tonë të internetit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni politikat tonë të privatësisë dhe pajtoheni me termat dhe kushtet tona.

Informacioni që mbledhim

Informacioni personal që ju kërkohet të jepni dhe arsyet pse, do t’ju bëhen të qarta në pikën kur të bëni regjistrimin në faqen tonë.

Ne marrim informacione si emri, mbiemri juaj, adresa e email, numri i telefonit, adresa ku doni t’ju vijë porosia, përmbatjen e mesazhit dhe/ose imazhet që doni t’ju vendosen në produkt.

Përdorimi i të Dhënave Personale

Ne përdorim informacionin që mbledhim në mënyra të ndryshme, përfshirë këtu:

Per realizimin me sukses të porosive të bëra në faqen tonë www.siprigift.al në destinacionin e kërkuar nga klienti.
T’ju sigurojmë një shërbim sa më të mirë.
Mbajtjen e komunikimit me ju, për t’ju siguruar përditësime dhe informacione të tjera në lidhje me ndryshimet që ndodhin në website, për qëllime marketingu dhe promocioni.

Të dhënat mbrohen nëpërmjet fjalkalimit që klienti përdor në momentin e krijimit të llogarisë së tij për të bërë porosi. Ky fjalëkalim mbahet konfidencial nga ana e klientit. Në momentin që ky i fundit dyshon se llogaria e tij po aksesohet nga dikush tjetër atëherë duhet të njoftojë menjëherë Sipri Gift për të marrë masa.

Klienti ka të drejtën në çdo moment të ndërhyjë për modifikimin e të dhënave të tij personale duke kontaktuar me Sipri Gift, nëpërmjet numrit të telefonit apo me email.

Të dhënat tuaja do të ruhen nga ne për aq kohë sa do te jenë të vlefshme për të bërë të mundur përdorimin normal të shërbimeve që ne ofrojmë.

REGJISTROHU TANI
× WhatsApp