Rreth Nesh

Sipri Gift lindi si aktivitet në Tetor të vitit 2016, si një dyqan fizik në rrugën e Barrikadave, Tiranë, ku çdo klient kishte mundësinë të blinte nga gama e produkteve të personalizuara që kemi në dispozicion.

Gjithmonë kemi sjellë për klientët tanë produkte që përfaqësonin një risi në tregun e dhuratave dhe personalizimeve. Duke parë kërkesat e shumta dhe zhvillimit të teknologjisë lindi idea e krijimit të një faqe online, e cila mund të aksesohet mjaft lehtësisht nga klientët në çdo moment dhe kudo ku ata ndodhen, duke kursyer kohën dhe duke u siguruar një shërbim sa më cilësor dhe të shpejtë.

Klientët tanë mund të porosisin në çdo kohë, çdo produkt që ata duan të bëjnë dhuratë apo për veten e tyre, për raste të veçanta si ditëlindje, përvjetore, festa apo raste të tjera, pa i shkëputur nga puna e tyre dhe rehatia e tyre në shtëpi. Ne nuk duam që asnjë ngjarje e veçantë si lindjet, ditëlindjet, martesat, përvjetorët, sukseset, celebrimet, diplomimet dhe më shumë të kalojë në heshtje, pa dhuruar diçka që mbahet mend.

Ne ofrojmë në faqen tonë një shumëllojshmëri produktesh për bebe, fëmijë, të rritur, aksesorë të ndryshëm për zyra, apo aksesorë të tjerë personalë, të cilat mund t’i personalizoni sipas dëshirës suaj me shkrime apo foto të ndryshme. Me një klikim ju keni mundësi të zgjidhni dhuratën e veçantë, duke bërë të ndihet special çdo personi që do t’ia dhuroni.

Në rast se keni kërkesa specifike për dhuratat që doni të bëni, ju keni mundësinë të na kontaktoni dhe ne do të bëjmë më të mirën për t’ju ofruar çdo gjë që dëshironi. Ju garantojmë profesionalizëm, cilësi dhe shpejtësi për shërbimet që ofrojmë.

Duke marrë në konsideratë kërkesat e shumta dhe të vazhdueshme të klientëve tanë, ne kemi vendosur që të realizojmë dërgimin e porosive pranë jush në çdo kohë, apo në adresat e miqve tuaj në rast se doni t’u bëni dhurata surprizë atyre.

Sipri Gift është vendi i duhur për dhuratën tuaj unike, për personin tuaj special, duke marrë parasysh çdo lloj rasti.

REGJISTROHU TANI
× WhatsApp