Termat dhe kushtet

 

  • Kushtet e garancisë

Për çdo blerje në platformën online www.siprigift.al, çdo përdorues automatikisht pranon të gjitha “Kushtet dhe Termat” e përcaktuara në website.
Sipri Gift rezervon të drejtën për të ndryshuar termat e përdorimit dhe kushtet e përgjithshme sa herë që do të jetë e nevojshme dhe gjithmonë përdoruesit do të informohen për çdo ndryshim duke hyrë në “Termat & Kushtet” në website www.siprigift.al

  • Pronësia Intelektuale

E gjithë përmbajtja në faqen www.siprigift.al, emri, logo, teksti, dizajni, rregullat, udhëzimet, imazhet dhe çdo element tjetër që përbën të drejtën e autorit sipas legjislacionit shqiptar, është pronë ekskluzive e subjektit Sipri Gift. Çdo riprodhim i plotë apo i pjesshëm i kësaj përmbajtje duhet t’i drejtohet për autorizim Sipri Gift, në rast të kundërt do t’i drejtohemi instancave përkatëse për zgjidhjen e këtij problem, të cilat përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Intelektuale”.

  • Konfidencialiteti

Të gjitha të dhënat që jepen nga individët e regjistruar në faqen tonë, do të jenë plotësisht të fshehta dhe të ndaluara për përdorim të jashtëm. Të gjitha të dhënat që disponohen nga wwwsiprigift.al, nuk do të përdoren për asnjë arsye tjetër përveç procesit të blerjes, transportit dhe realizimit me sukses të çdo porosie. Çdo blerës ka të drejtë të kërkojë që të fshijë të dhënat e tij/saj personale dhe llogarinë e tij/saj në rast se nuk dëshiron të jetë më pjesë e faqes sonë, duke bërë mbylljen e llogarisë së tij/saj.

  • Siguria e pagesave

Transaksionet monetare që realizohen në faqen tonë garantohen në nivelin maksimal të sigurisë, pasi në këtë website përdoren protokolle të sigurisë së lartë, gjë që mbron dhe bën më të sigurtë çdo transaksion monetar.

  • Të drejtat dhe detyrimet e shitësit
Shitësi ka të drejtë:
  • Të kryejë shërbimin e transportit për porositë që bëhen
  • Të listojë produktet në faqe, sipas rregullave përkatëse

Shitësi ka për detyrë:

  • Të ruajë të dhënat e mbledhura dhe informacionet rreth blerësve me përgjegjshmëri.
  • Të përditësojë sasinë e produkteve të reklamuara në website, si dhe të fshijë ato produkte që nuk janë më gjendje, duke shmangur kështu porosi që nuk përfundojnë me sukses.
  • Të mbajë përgjegjësi të plotë për produktet e ofruara ndaj klientëve.
  • Të kryejë shërbimin e transportit të porosive brenda afatit të përcaktuar.

Të drejtat dhe detyrimet e blerësit

Blerësi ka të drejtë:

  • T’i ofrohet një shërbim sa më cilësor, i shpejtë dhe korrekt.
  • Të krijojë llogarinë e tij/saj në faqe dhe të përfitojë nga ofertat dhe uljet e herë pas hershme që bëhen nga Sipri Gift.
  • Të kërkojë informacion sa herë i nevojitet duke dërguar mesazh në Whatsapp, duke dërguar e-mail në [email protected], duke kontaktuar në rrjetet sociale si Facebook & Instagram, si dhe duke telefonuar në numrin 069 58 58 811, që është vendosur në website.
  • Të kthejë mbrapsht produktin sipas rregullave përkatëse të kthimit.
  • Si dhe të ankohet duke dërguar email në [email protected] për çdo problem apo pakënaqësi që ka.

Blerësi ka për detyrë:

  • Të japë të dhënat e nevojshme (Emër, Mbiemër, Adresë, Nr.Cel etj) për realizimin e një blerje të suksesshme.
  • Të pranojë pa asnjë rezervë termat dhe kushtet e përcaktuara për çdo blerës në sesionin “Termat dhe Kushtet” në website.

Ligji i zbatueshëm

Këto kushte dhe rregulla përshtaten dhe interpretohen në përputhje me Kodin Civil, ligji nr. Nr.10 273, datë 29.4.2010 “Për Dokumentin Elektronik” të ndryshuar, (Ndryshuar me ligjin nr.101/2015, datë 23.9.2015), si dhe në legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

REGJISTROHU TANI
× WhatsApp