Si të blini?

Në vetëm pak klikime ju do të realizoni me lehtësi blerjen e produktit/ve që dëshironi nga website tonë.

Për t’ua bërë edhe juve më të thjeshtë procesin e blerjes në www.siprigift.al më poshtë do të gjeni disa udhëzime:

  1. Së pari hapni website tonë në linkun www.siprigift.al
  2. Shfletoni në kategoritë e produkteve dhe zgjidhni produktin që doni të blini për vete apo atë që dëshironi të bëni dhuratë.
  3. Për çdo produkt janë të përcaktuara karakteristikat dhe atributet e tij në mënyrë që ju të zgjidhni lehtësisht ngjyrën, masën, përmasat në varësi të asaj çfarë do të porosisni.
  4. Për dhuratat e personalizuara është e rëndësishme të vendosni tekstin dhe/ose imazhin/foton që produkti i porositur do të përmbajë.
  5. Nëse dëshironi të porosisni më shumë se 1 nga produkti që po blini aktualisht, zgjidhni sasinë e dëshiruar dhe më pas shtypni “Shtoni në Shportë”.
  6. Për të parë porosinë klikoni “Shikoni Shportën”, ose klikoni ikonën e shportës në pjesën e sipërme, në të djathtë të faqes.
  7. Nëse doni të ndryshoni porosinë, bëni ndryshimet e nevojshme, duke aplikuar kodin e kuponit nëse keni një të tillë, apo për të ndryshuar sasinë dhe më pas klikoni “Përditëso shportën”.
  8. Rishikoni edhe njëherë porosinë dhe klikoni “Vazhdo në arkë”.
  9. Nëse jeni të regjistruar, të dhënat tuaja do të shfaqen automatikisht, klikoni unë pranoj termat dhe kushtet dhe shtypni në fund butonin “Bëni porosinë”
  10. Nëse nuk jeni të regjistruar, bëni plotësimin e të dhënave tuaja si Emër, Mbiemër, Zgjidhni Shtetin, vendosni Adresën ku doni t’ju vijë porosia, Qytetin, Qarkun, Nr. e Tel, adresën e Email, Check-oni “Doni të krijoni një llogari të re”. Këtu keni gjithashtu mundësinë për shënime për shitësin.
  11. Zgjidhni mënyrën e pagesës, me para në dorë në momentin e marrjes së porosisë apo me kartë.
  12. Zgjidhni mënyrën e transportit (Doni t’ua sjellin porosinë në adresë, ose ta tërhiqni vetë nga dyqani)
  13. Shtypni në fund butonin “Bëni porosinë”

Gjithashtu ne ju ofrojmë mundësinë që nëse doni të bëni një dhuratë nga produktet tona, t’ia dërgoni direkt në adresë personit që doni t’i shkojë dhurata.

  • Për këtë mënyrë klikoni “Dërgoni në një adresë tjetër?”
  • Plotësoni të dhënat e personit, ku doni të dërgoni dhuratën.
  • Në fund shtypni butonin “Bëni porosinë”

Kujdes** Kjo mënyrë realizohet vetëm në rast blerje me kartë.

REGJISTROHU TANI
× WhatsApp